RTSH 24 Live

Botë

Macron thërret samitin urgjent, liderët evropianë diskutojnë strategjinë për Ukrainën

16/02/2025

Macron thërret samitin urgjent, liderët evropianë diskutojnë strategjinë për Ukrainën

Liderët evropianë do të mblidhen të hënën në Paris për një samit urgjent mbi luftën në Ukrainë, duke theksuar shqetësimet se negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë mund të minojnë rolin e Evropës në përfundimin e konfliktit.

Keir Starmer, lideri i Partisë Laburiste në Britani, do të marrë pjesë dhe ka theksuar se kjo është një mundësi për Evropën të marrë një rol më të madh në NATO dhe të sigurojë një marrëveshje paqeje që mbron sigurinë kombëtare.

"Është moment që ndodh një herë në gjeneratë për sigurinë tonë kombëtare dhe ishte e qartë se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në NATO”, u shpreh Stamer.

Samiti vjen pas deklaratave të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë, Keith Kellogg, i cili ka nënvizuar dështimin e negociatave të mëparshme për shkak të përfshirjes së shumë palëve.

"Mund të jetë si shkumësa në dërrasën e zezë, mund të grihet pak, por unë po ju them diçka që është vërtet shumë e sinqertë," tha ai të shtunën.

Ndërkohë, Ukraina ka kërkuar të jetë pjesë e bisedimeve, por nuk ka marrë ende ftesë formale nga SHBA.

Evropa mbetet e përhumbur nga marrëveshjet e Minskut, një marrëveshje e dështuar armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë e arritur në vitin 2015. Bisedimet, të cilat u ndërmjetësuan nga Franca dhe Gjermania, synuan t'i jepnin fund luftimeve në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

/rtsh.al/