RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Macron: Mos i dërgoni armatime Izraelit, mënyra e vetme që t’i jepet fund luftës në Gazë

4 orë para

Macron: Mos i dërgoni armatime Izraelit, mënyra e vetme që t’i jepet fund luftës në Gazë

Presidenti francez Emmanuel Macron bërë sërish thirrje duke thënë se ndalimi i eksportit të armëve drejt Izraelit të përdorura në Gazë dhe Liban është mënyra e vetme për t'i dhënë fund luftimeve atje.

“Të gjithë e dimë. Është leva unike që do t'i jepte fund”, tha Macron në samitin e liderëve evropianë dhe mesdhetarë në Qipro

Gjithashtu Macron akuzoi Izraelin se sulmon qëllimisht paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor.

Sipas Macronit, është absolutisht e papranueshme që paqeruajtësit e OKB-së në Liban të sulmohen qëllimisht nga forcat izraelite.

Nga ana e tij, Izraeli është përgjigjur se ka sulmuar drejt objekteve që kanë paraqitur kërcënim ndaj trupave pranë një poste të OKB-së, duke çuar në plagosjen e dy paqeruajtësve.

Sipas ushtrisë libaneze, dy ushtarë libanezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një postë ushtarake në Libanin jugor ditën e sotme.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati dënoi vrasjen e tyre.

Ky krim i vazhdueshëm izraelit kundër Libanit nuk i kurseu sot ushtarët trima që po kryejnë detyrën e tyre kombëtare në mbrojtjen e tokës dhe mbrojtjen e popullit”, tha ai në një deklaratë.

Konflikti i fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi terrorist i mbështetur nga Irani filloi të lëshonte raketa në Izrael në mbështetje të grupit terrorist Hamas pas masakrës së 7 tetorit.

Ushtria libaneze historikisht ka qëndruar jashtë konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

/rtsh.al/