RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Mbyllen furrat e bukës në qendër të Gazës, banorët: Duam të ushqejmë fëmijët tanë

3 orë para

Mbyllen furrat e bukës në qendër të Gazës, banorët: Duam të ushqejmë fëmijët tanë

Dy nga furrat kryesore të Gazës qendrore janë mbyllur për tre ditë. Al-Banna Bakery dhe Zadna Bakery në Deir al-Balah, të dyja të mbështetura nga WFP, kanë ndërprerë funksionimin për shkak të mungesës së miellit dhe karburantit.

Prindërit shprehen se nuk mund të gjejnë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer fëmijët e tyre, ndërsa stafi lokal që përpiqet të mbështesë familjet e tyre po humbasin rrogat e tyre.

Ahmad Abed, një punonjës palestinez në Al-Banna Bakery në Gaza qendrore, i tha CNN se të paktën 50 punonjës mbështeten në pagat nga objekti, i cili u detyrua të mbyllej për shkak të mungesës së miellit dhe karburantit.

“Jam kryefamiljar me gjashtë anëtarë. Ditën që punoj, mund të ushqej familjen time. Ditën që unë nuk ha, ne nuk hamë” tha Ahmad Abed, një punonjës në Al-Banna Bakery.

Amjad Al-Shawa, drejtor i Rrjetit të Organizatave Joqeveritare Palestineze u shpreh se varfërimi i miellit dhe materialeve të tjera të prodhimit ka çuar në mbylljen e furrave që prodhojnë bukë.

Buka mbetet ushqimi kryesor numër një për palestinezët dhe është bërë një domosdoshmëri thelbësore që nga fillimi i luftës pak më shumë se një vit më parë.

Haitham Badri, në Deir al-Balah të Gaza qendrore tha se nuk mund të gjejë mjaftueshëm miell për të bërë bukë për fëmijët e tij.

“Kemi vuajtur për 4 ditë, duke kërkuar furra buke për të marrë bukë për veten dhe fëmijët tanë, por nuk gjejmë asnjë”, tha për CNN Haitham Badr, ndërsa shtoi se “kam nevojë për bukë për të ushqyer fëmijët e mi, por nuk ka bukë. Nuk ka asgjë më të keqe se kjo”

/rtsh.al/