RTSH 24 Live

Politikë

Kreu i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria, përparim në procesin e integrimit

4 orë para

Kreu i Komisionit të Bundestagut për Evropën: Shqipëria, përparim në procesin e integrimit

Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Evropën Anton Hofreiter ka deklaruar se Shqipëria ka bërë përparime sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit me parlamentarët e vendeve të Procesit të Berlinit, Hofreiter është shprehur se temë e diskutimeve kanë qenë procesi i zgjerimit, migrimi masiv, veçanërisht largimi i të rinjve, si dhe çështjet e infrastrukturës.

Duke folur për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Hofreiter theksoi se këto vende kanë bërë përparime reale, ndryshe nga vitet e mëparshme kurs silleshin sikur bënin reforma.

Sipas tij, në Bashkimin Evropian është kuptuar që tashmë nevojitet procesi i zgjerimi, qoftë për arsye gjeopolitike por edhe ato të sigurisë.

Në fakt, tani ka përparime reale në procesin e zgjerimit. Për shumë vite, Bashkimi Evropian bënte sikur donte t’i pranonte këto vende, dhe ato bënin sikur po bënin reforma. Kjo ka ndryshuar në mënyrë thelbësore që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Tani në Bashkimin Evropian është kuptuar që nevojitet procesi i zgjerimit për arsye gjeopolitike dhe të sigurisë. Dhe në shumë nga këto vende janë bërë reforma të vërteta. Jo në të gjitha, por në shumë prej tyre po ndodhin ndryshime. Për shembull, Mali i Zi po zbaton shumë mirë reformat, dhe gjithashtu Shqipëria ka arritur shumë. Prandaj, tani shohim vërtet përparime, pas shumë vitesh të humbura”, tha Hofreiter për Deutsche Ëelle.

/rtsh.al/