RTSH 24 Live

Politikë

Debati për Berishën, Jorida Tabaku përballet me deputetin gjerman Krishbaum në Berlin

3 orë para

Debati për Berishën, Jorida Tabaku përballet me deputetin gjerman Krishbaum në Berlin

Jorida Tabaku sapo është kthyer nga Berlini, ku ka bërë përpjekje për të rivendosur një marrëdhënie normale me partinë simotër gjermane, CDU/CSU, marrëdhënie, që siç ajo vetë pohon, kanë humbur shumë gjatë debatit të brendshëm tre vjeçar të PD-së.

Por rikuperimi ka vështirësitë e veta, çka e tregoi edhe deklarata e zëdhënësit për Europën të grupit CDU/CSU, Gunther Krichbaum. Ai ishte kundër mënyrës sësi zoti Berisha po udhëheq PD-në dhe se CDU dhe PPE po mbajnë distancë prej PD-së së Berishës. 

Në intervistën për emisionin “Pa Censurë”, zonja Tabaku tregoi çfarë kishte biseduar me zotin Krichbaum në Berlin, duke e parë atë si 
një qendrim individual.

Diskutimi për këto çështje me zotin Krischbaum ishte i paevitueshëm. Me sa mundësi dhe hapësirë kam, përpiqem të ngrejë kauzën opozitare dhe, pasi mbarova diskutimin me të, i thashë se “ne shpenzuam një orë, por a e vure re që nuk u morëm me kundërshtarin tonë? Pra, kujt i shërben ky diskutim, ky debat i brendshëm në PD?!” tha zonja Tabaku në RTSH, duke vënë në dukje se përveç deklaratës kritike të deputetit Kirchbaum, kishte edhe një deklaratë mbështetëse për PD-në nga nënkryetari i grupit, Johann Wadephul.

Si në PD që ka shumë zëra, edhe në çdo parti ka shumë zëra. Kjo është normale që të ketë disa qendrime, por në lidhje me PPE-në, ju e dini që cfarë ka ndodhur në këto tre vite dhe, në këtë rast, PD ka humbur nga mbështetja, se është marrë shumë me debatin e brendshëm, kur duhet të fokusoheshim tek kundërshtari. Tani, jemi në një moment që duhet të vazhdojmë të shohim përpara dhe ta rrisim këtë bashkëpunim,” u shpreh zonja Tabaku, e cila gjatë qendrimit në Berlin u takua me nivelin më të lartë të CDU-së që mbulon Ballkanin Perëndimor.

Dëshira e tyre është që PD të bëhet sa më e fortë, të mos shpenzojë kohë me debate të brendshme, por ta shpenzojmë kohën për të parë sesi mund të ecim përpara dhe sesi mundet që të bëhemi më të fortë përballë kundështarit. Ky ishte dhe fokusi i gjithë diskutimeve që pata dje. E rëndësishme është që PD si me CDU-në, si me PPE-në dhe më partitë e tjera simotra ndan të njëjta vlera përsa I përket konservatorizmit, balancës së pushtetve, luftës ndaj korrupsionit, familjes, lirisë së fjalës, si dhe orientimin e saj strategjik, gjëra të cilat PD nuk i ndryshon,” tha Jorida Tabaku në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH. 

/ rtsh.al /