RTSH 24 Live

Politikë

Hapja e negociatave me BE-në, Spiropali: Vlerësim për ecurinë e reformave

3 orë para

Hapja e negociatave me BE-në, Spiropali: Vlerësim për ecurinë e reformave

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit nga ana e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë "Themeloret" me Shqipërinë.

Sipas kryeparlamentares Spiropali ky është një sukses i merituar dhe i shumëpritur drejt anëtarësimit në familjen evropiane

Ky është një sukses i merituar i Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sidomos po të mbajmë parasysh që Shqipëria është e para mes vendeve kandidate që çel negociatat e anëtarësimit mbështetur në metodologjinë e re të BE-së”, thekson në reagimin e saj Spiropali.

Spiropali nënvizoi se ky vendim është një vlerësim për ecurinë e reformave në vend.

Ky vendim është gjithashtu një vlerësim për ecurinë e reformave në vendin tonë. Kuvendi do të vijojë të udhëheqë me vendosmëri procesin e integrimit europian dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik dhe karakterin gjithëpërfshirës të këtij procesi”, thekson Spiropali.

Më herët, ditën e sotme Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi Pozicionin e BE-së për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë me Shqipërinë.

Kjo i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, në 15 tetor, në Luksemburg.

/rtsh.al/