RTSH 24 Live

Europë

Shqipëria një hap më pranë BE, më 15 tetor nis negociatat për grupkapitullin e parë

4 orë para

Shqipëria një hap më pranë BE, më 15 tetor nis negociatat për grupkapitullin e parë

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm miratoi sot (11 tetor) Qëndrimin e Përbashkët të BE-së, duke hapur grupin e parë të negociatave për Shqipërinë në përpjekjen e saj për t'u anëtarësuar në BE.

Bisedimet mbi të ashtuquajturat kapitujt themelorë do të zhvillohen në Luksemburg më 15 tetor nën kujdesin e presidencës hungareze të BE.

Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate që do të hapë negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit. Grupi i parë i kapitujve mbulon reformat themelore, duke i hapur rrugën fillimit të negociatave për grupe të tjera.

Progresi në këto reforma do të përcaktojë gjithashtu ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Përpara vendimit të sotëm, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai hungarez Viktor Orbán u takuan në Budapest më 11 tetor 2024. Rama pritet të bashkëdrejtojë konferencën e ardhshme.

Krahas diskutimit të negociatave të anëtarësimit, të dy kryeministrat ranë dakord të vazhdojnë forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri do të mbahet javën e ardhshme

Konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri do të zhvillohet në Luksemburg të martën e ardhshme.

Grupkapitulli i parë është një ndër më të rëndësishmit, pasi prek fusha thelbësore, siç janë drejtësia e gjyqësori. Grupkapitulli i parë, ose siç quhet ndryshe ‘baza’, përfshin në total 7 kapituj si më poshtë:

  • Funksionimi i institucioneve demokratike
  • Reforma e administratës publike
  • Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
  • Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
  • Kriteret ekonomike
  • Kapitulli 5 – Prokurimi publik
  • Kapitulli 18 – Statistikat-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Negociatat për grupin Bazat hapen së pari dhe mbyllen së fundi. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

/rtsh.al/