RTSH 24 Live

Europë

Ukraina merr 1 000 dronë luftarakë nga Lituania

6 orë para

Ukraina merr 1 000 dronë luftarakë nga Lituania

Qeveria lituaneze ka marrë 1 000 dronët e parë luftarakë nga pesë prodhues lituanezë, që do t’i dorëzohen Forcave të Armatosura të Ukrainës, deklaroi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

”Dronët pritet të dorëzohen në Ukrainë në javët e ardhshme. Dorëzimi do të përfshijë gjithashtu pajisje shtesë, pajisje lëshimi dhe kontrolli për dronët dhe masat e trajnimit”, theksoi ministria.

Lituania ka porositur mbi 7 000 dronë luftarakë nga prodhuesit vendas për një total prej 8 milionë eurosh (8,8 milionë dollarë).

Nga këto, rreth 2 300 janë të destinuara për ushtrinë e saj dhe gati 5 000 për forcat ukrainase.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ”dronët do të dorëzohen deri në fund të këtij viti. Programi i blerjeve pritet të vazhdojë vitin e ardhshëm. Me këtë, Lituania synon të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes dhe aftësitë mbrojtëse të ushtrisë së saj”.

Ukraina ka luftuar një pushtim të plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë dhe është kryesisht e varur nga mbështetja perëndimore për pajisjet ushtarake.

Lituania është ndër mbështetëset ndërkombëtare më të palëkundura të Ukrainës.

/ rtsh.al /