RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Biden thirrje Izraelit: Ndalo sulmet ndaj forcave paqeruajtëse të OKB-së

3 orë para

Biden thirrje Izraelit: Ndalo sulmet ndaj forcave paqeruajtëse të OKB-së

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Izraelit që të ndalojë së sulmuari paqeruajtësit e OKB-së.

Ky reagim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas dy incidenteve në Liban ku u plagosën Helmetat Blu.

Absolutisht që po” tha Biden kur u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse ai po i kërkonte Izraelit të ndalonte sulmet ndaj forcave paqeruajtëse të OKB-së.

Gjithashtu, apelit të Bidenit i janë bashkuar edhe Franca, Italia e Spanja. Ato kanë dënuar sulmet ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban, të njohur si UNIFIL.

Sipas këtyre vendeve, incidente të tilla ishin të pajustifikuara dhe duhet të marrin fund menjëherë.

Ne shprehim zemërimin tonë pasi disa paqeruajtës u plagosën në Naqoura. Këto sulme përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare. Kujtojmë se të gjithë paqeruajtësit duhet të mbrohen dhe përsërisim lavdërimet tona për angazhimin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm të trupave/personelit të UNIFIL në këtë kontekst shumë sfidues”,  thuhet në një deklaratë të përbashkët të këtyre vendeve.

Nga naga e tij, Izraeli është përgjigjur se dy paqeruajtës u plagosën sot ndërsa trupat qëlluan mbi një objekt që paraqiste kërcënim pranë një baze të OKB-së në Libanin jugor.

/rtsh.al/