RTSH 24 Live

Ekonomi

Lungomare ndryshoi ekonominë lokale në Vlorë

14/11/2020

Lungomare ndryshoi ekonominë lokale në Vlorë
Lungomare, Vlore

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Lungomaren si një ndër investimet e rëndësishme që ka ndryshuar ekonominë lokale.

Gjatë takimit që zhvilloi sot në Vlorë, Rama tha se “ne kemi bërë shumë dhe simboli pasqyra për të parë si ishte si është dhe si duhet të jetë është Vlora. Po të nisemi nga si ishte, s’kemi çfarë të diskutojmë fare, se njerëzit tani janë mësuar, poor kur vija në Vlorë unë, kur ishim në opozitë, në orën 18 nuk kishte më njeri në rrugë ku të shkonim. Edhe ditën mund të bije në gropë jo më natën. Sot Vlora është bërë me jetë nate për familjarë që dalin, për të rinjtë dhe këto nuk janë fasada, sepse ai djali që punon aty nuk janë fasadë janë familjarë janë njerëz që çojnë para në shtëpi nga një vend që deri dje nuk afrohej njeri fare dhe ishin qepenët e mbyllur”.

“Lungomare nuk është fasadë. Lungomare ka ndryshuar ekonominë lokale. Jo vetëm sepse janë shumëfishuar lokalet aty është shumëfishuar punësimi aty, janë shumëfishuar të ardhurat aty, por edhe sepse është shumëfishuar edhe numri i njerëzve që ndalojnë në Vlorë, kur ikin për poshtë apo kur ikin për lart. Është shumëfishuar numri i njerëzve që nisen për të ardhur pikërisht për të qëndruar tek Lungomare për një drekë apo darkë. Por është rritur dhe vlera e apartamenteve atje dhe e pasurisë. Këto janë pasuri që deri dje nuk kishin vlerë. Kush i blinte këto deri dje ndërsa sot është vështirë t’u afrohesh sepse kanë një vlerë tjetër dhe ajo që ne duhet të bëjmë si këtu si atje të bëjmë edhe të gjithë pjesët e tjera të bëjmë edhe të gjitha blloqet. Kush do t’i bëjë këto ? Ndaj na duhet një mandat i tretë”,- tha Rama .