Një lumë në periferi të Buenos Aires në Argjentinë është bërë i kuq, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke mobilizuar autoritetet.
Pamjet dhe imazhet e lumit Saranti, i cili derdhet në grykëderdhjen e Rio de la Plata, tregojnë ndryshimin e papritur të ngjyrës.
Nuk është hera e parë që lumi ndryshon ngjyrë, sipas mediave lokale, me banorët që ngrenë frikën e infeksionit.
"Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime. Sot, kemi këtë ujë të kuq. Ka qenë edhe gri, ishte jeshil, violet, blu, kaf," tha një banor në La Nacion.
Zyrtarët kanë shkuar në vendngjarje për të marrë mostra të ujit të kuq për t'u testuar. Ministria e Mjedisit e rajonit tha se mostrat e ujit do të analizoheshin për të përcaktuar se çfarë po shkakton ngjyrosjen e tij./ CNN
/rtsh.al/