Hamasi ka publikuar emrat e tre pengjeve izraelite që thotë se do të lirojë të shtunën në shkëmbimin e pestë të tillë të një armëpushimi të brishtë në Gaza.
Pengjet janë Eli Sharabi, Ohad ben Ami dhe Or Levy, tha zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida në një postim në Telegram. Në këmbim të lirimit të robërve, Hamasi tha se pret që 183 të burgosur palestinezë të lirohen.
Si Ami ashtu edhe Sharabi u morën gjatë sulmit të 7 tetorit. Nga sulmi ndërkufitar mbetën të vdekur 1,200 izraelitë dhe rreth 250 vetë u morën peng.
/rtsh.al/