RTSH 24 Live

Botë

Lufta Ukrainë-Rusi/ Sulmi në Zaporizhzhia, Guterres: Shmangni luftën bërthamore, sjell fundin e planetit

08/08/2022

Lufta Ukrainë-Rusi/ Sulmi në Zaporizhzhia, Guterres: Shmangni luftën bërthamore, sjell fundin e planetit

Frika për një bombë të tretë atomike ka qenë në rritje mes kërcënimeve të Rusisë për një sulm bërthamor që kur filloi lufta e saj kundër Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i ka bërë thirrje vendeve me armë bërthamore që t'i përmbahen angazhimit të tyre të mospërdorimit të parë të arsenalit të tyre bërthamor, pasi në të kundërt ky do të jetë fundi i planetit, raporton Associated Press.

"Ky është momenti për t'u kërkuar vendeve të armatosura bërthamore që të angazhohen për parimin e mospërdorimit të parë dhe të angazhohen për të mos përdorur dhe mos kërcënuar vendet jobërthamore. Unë mendoj se askush nuk mund ta pranojë idenë se do të ndodhë një luftë e re bërthamore. Ky do të jetë shkatërrimi i planetit. Ajo që është e qartë është se nëse askush nuk përdor për herë të parë, atëherë nuk do të ketë luftë bërthamore, "tha Guterres.

Të enjten, Moska bombardoi qytetin ukrainas të Zaporizhzhia, i cili mban centralin bërthamor më të madh në Evropë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka konsideruar veprim vetëvrasës sulmin.  "Çdo sulm ndaj një centrali bërthamor është një gjë vetëvrasëse",është shprehur ai.

Centrali bërthamor i Zaporizhjas kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.

/rtsh.al/