RTSH 24 Live

Botë

Negociatat për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit drejt dështimit? Shefi i CIA-s takim urgjent me kryeministrin e Katarit

05/05/2024

Negociatat për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit drejt dështimit? Shefi i CIA-s takim urgjent me kryeministrin e Katarit

Shefi i CIA-s do të zhvillojë një takim urgjent me kryeministrin e Katarit pasi marrëveshja e pengjeve thuhet se është pranë dështimit.

Shefi i CIA-s Bill Burns është duke udhëtuar drejt Dohës për një takim urgjent me kryeministrin e Katarit Mohammed Al-Thani në lidhje me negociatat në vazhdim për një lirim të pengjeve dhe një marrëveshje të përkohshme armëpushimi.

“Burns është rrugës për në Doha për një takim urgjent me kryeministrin e Katarit që synon të ushtrojë presion maksimal ndaj Izraelit dhe Hamasit për të vazhduar negociatat”, transmetojnë mediat izraelite.

Vizita e tij vjen pasi bisedimet janë në prag të dështimit pasi Hamasi tha se delegacioni i tij po nisej nga Kajro për në Doha, ku do të zhvillojë konsultime të mëtejshme mbi pozicionin e grupit terrorist për marrëveshjen.

/rtsh.al/