RTSH 24 Live

Botë

Ortodoksët kremtojnë Pashkën, lufta ndan përfundimisht kishën ruse dhe atë ukrainase

05/05/2024

Ortodoksët kremtojnë Pashkën,  lufta ndan përfundimisht kishën ruse dhe atë ukrainase

Miliona të krishterë ortodoksë në mbarë botën kremtuan Pashkën, duke marrë pjesë në meshat e mesnatës për të shënuar ditën më të shenjtë në kalendarin ortodoks.

Në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, iu bashkua besimtarëve mëngjesin e 5 majit në kishën kryesore në kryeqytetin rus, Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, dhe mori pjesë në shërbesën e udhëhequr nga kreu i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kirill, i cili u lut për mbrojtjen e “kufijve të shenjtë” të Rusisë, duke thënë se shpreson që Zoti do të ndalë “mosmarrëveshjet e brendshme” mes Rusisë dhe Ukrainë.

Besimtarët ortodoksë ukrainas, ndërkaq, u mblodhën në katedralen kryesore në Kiev dhe në kisha të tjera në mbarë shtetin për të shënuar festën.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelensky iu drejtua kombit me rastin e festës duke bërë thirrje për "fitoren e jetës mbi vdekjen". Tetëqind e dy ditë të rezistencës sonë, - 802 ditë luftë përballë errësirës, guxim përballë tmerrit.

Ai përgëzoi kombin duke thënë se çdo burrë dhe grua ukrainase i ishte përkushtuar çështjes së shenjtë për të mbrojtur atdheun e tyre nga errësira dhe e keqja. Kisha Ortodokse e Ukrainës zyrtarisht u nda nga kisha ruse më 2019, pas dekadash tensione.

Një pjesë e vogël e kishave ortodokse ukrainase vazhduan të mbanin raporte me kishën ruse, por këto kisha i shkëputën raportet më 2022, pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Festime të shumta u shënuan edhe në kishat greke.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/