RTSH 24 Live

Botë

Hamasi kërkoi t’i jepej fund luftës në Gaza, Netanyahu: Izraeli nuk mund të pranojë këto kushte

05/05/2024

Hamasi kërkoi t’i jepej fund luftës në Gaza, Netanyahu: Izraeli nuk mund të pranojë këto kushte

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk do të pranojë kërkesat e Hamasit që t'i japë fund luftës në Gaza. Deklarata vjen pasi negociatorët po rifillonin bisedimet në Egjipt për të ndërmjetësuar një pauzë në ofensivën izraelite në Gaza, në këmbim të lirimit të pengjeve të marra nga Hamasi. Problemi kryesor duket të jetë nëse armëpushimi do të jetë i përhershëm, siç këmbëngul Hamasi, apo jo.

Netanyahu tha se marrëveshja e propozuar do ta vendoste gazën nën kontrollin e  Hamasit, duke paraqitur një kërcënim për Izraelin.

"Ne nuk jemi gati të pranojmë një situatë në të cilën batalionet e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të marrin përsëri kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe të kthehen në kërcënim për qytetarët e Izraelit në rrethinat e tyre, në qytetet e jugut. Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit”, tha ai./ BBC

/rtsh.al/