RTSH 24 Live

Botë

Përvjetori i Holokaustit, presidenti izraelit: Sulmi i 7 tetorit të Hamasit na riktheu në kujtesë tragjedinë tonë

05/05/2024

Përvjetori i Holokaustit, presidenti izraelit: Sulmi i 7 tetorit të Hamasit na riktheu në kujtesë tragjedinë tonë

Presidenti izraelit Isaac Herzog gjatë fjalimit në ceremoninë përkujtimore shtetërore të Holokaustit ka deklaruar se tmerret e tragjedisë të Luftës së Dytë Botërore jehuan edhe në masakrën e 7 tetorit

 “Gjatë dekadave që kanë kaluar nga Holokausti, ne e siguruam veten herë pas here: ‘Kurrë më’ dhe u betuam se populli hebre nuk do të qëndronte më kurrë i pambrojtur. E megjithatë, përkundër gjithë kësaj, tmerret e Holokaustit na tronditën të gjithëve gjatë masakrave të tetorit, duke bërë jehonë në të gjitha zemrat tona.

Edhe për mua, përshkrimet e nënave që u mbyllin gojën foshnjave që të mos qajnë, të fëmijëve të shkëputur nga prindërit; dhe të vrasësve të neveritshëm – të cilët panë te nazistët një model për t’u imituar, dhe që dogjën dhe masakruan familje të tëra – u bënë jehonë tmerreve mes nesh, por “nuk ishte një holokaust – sepse Holokausti ishte humnera më e thellë”, tha Herzog, duke shtuar se 7 tetori ishte “dita kur shumica e hebrenjve u vranë dhe u masakruan brenda një dite që nga Holokausti”.

Ai theksoi se 7 tetori nuk ishte si Holokausti por sipas tij,  pasojat e tragjedisë dhe tronditjes ende e ndjekin.

Ne nuk harrojmë atë se si vëllezërit dhe motrat tona humbën jetën në Holokaust. Tani kemi ushtrinë tonë po lufton në një betejë që ende nuk ka përfunduar. E them këtë me bindje të plotë dhe absolute – pavarësisht fatkeqësisë dhe zisë që ende na godet: asgjë nuk mund ta shkatërrojë shtëpinë tonë. Ky popull, populli ynë, i cili duroi Holokaustin më të tmerrshëm nga të gjithë dhe ndërtoi për vete sovranitetin në atdheun e tij dy mijëvjeçar pasi u internua prej tij me dhunë – asgjë nuk mund ta fshijë”, tha më tej Herzog.  

/rtsh.al/