RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Ukrainë/ Scholz do t’i kërkojë Putin të tërheqë trupat. Trudeau viziton Kievin

10/06/2023

Lufta në Ukrainë/ Scholz do t’i kërkojë Putin të tërheqë trupat. Trudeau viziton Kievin

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, është shprehur se planifikonte të fliste së shpejti në telefon me presidentin rus Vladimir Putin për t’i kërkuar që të tërheqë trupat nga Ukraina.

Duke folur në një konventë të kishë protestante gjermane mbajtur në Nuremberg, Sholz tha se kishte kishte kohë pa folur me Putin dhe dëshironte të fliste së shpejti me të. 

Putin, u shpreh kancelari gjerman, duhet të kuptojë se Rusia duhet të tërheqë trupat. Ai vetë nuk është kundër negociatave, “por faktori vendimtar është me kë dhe rreth çfarë gjeje flitet, u shpre sholz. 

Kancelari gjerman vijoi duket thënë se do të vijonte përpjekjet e tij që lufta në Ukrianë të mos kthehej në një konflikt të NATO-s me Rusinë, pasi një gjë e tillë do të kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë botën.

Ndërkohë, këtë të shtunë në Kiev ka shkuar kryeministri kanadez, Justin Trudeau në shenjë mbështetje për vendin i cili po përgatitet për një kundërofensivë madhore ndaj forcat ruse.  

Kanadaja, vend anëtar i NATO-s, ka furnizuar Kievin me ndihma ushtarake dhe financiare gjatë pushtimit rus.

Vizita e Trudeau në Kiev erdhi pas një vale sulmesh raketore dhe me dronë që u ndërmorën gjatë natës ndaj disa krahinave ukrainas, përfshi Odesën, Poltavën dhe Harkivin.

Në Odesa, tre persona dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dronë, mbetjet e të cilëve goditën një ndërtesë të lartë rezidenciale e cila u përfshi si pasojë nga flakët.

Gazetar: Elda Pepa

/RTSH/