RTSH 24 Live

Botë

BE legjislacion të ri për migracionin, Brukseli kërkon përshpejtojë kthimet e emigrantëve në vendet e origjinës

2 orë para

BE legjislacion të ri për migracionin, Brukseli kërkon përshpejtojë kthimet e emigrantëve në vendet e origjinës

Emigracioni mori sërish vëmendjen e liderëve te BE-së në mbledhjen e Këshillit Evropian në Bruksel. 27 udhëheqësit e bllokut thanë se zhvilluan diskutime të thelluara mbi migracionin, ndërsa kërkuan një legjislacion të ri urgjent për të rritur dhe përshpejtuar kthimet e emigrantëve,  një çështje që ka nxitur debate politike pas fitores së të  djathtës ekstreme në disa vende.

“Këshilli Evropian bën thirrje për veprime të vendosura në të gjitha nivelet për të lehtësuar, rritur dhe përshpejtuar largimet e emigrantëve nga vendet e Bashkimi Evropian”,- thuhet në konkluzionet e samitit, ku i kërkohet Komisionit Evropian të paraqesë legjislacionin e ri.

Duhet të konsiderohen gjithashtu mënyra të reja për të parandaluar dhe luftuar migrimin e parregullt, thuhet në tekst, në një referencë të dukshme ndaj propozimeve të diskutueshme për krijimin e qendrave të pritjes jashtë Bashkimit Evropian, te cilat nuk u përmendën konkretisht.

"Sot, ne shohim shumë nga ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, pasi vetëm 20% e atyre që kanë një vendim kthimi janë kthyer realisht në vendet e tyre të origjinës. Së shpejti do të paraqesim një propozim të ri legjislativ për këtë çështje ”- tha shefja e BE-së Ursula von Der Leyen në një konferencë shtypi. 

Ajo shtoi  se ide të tjera që u diskutuan në samit përfshinin rishikimin e konceptit të vendit të tretë të sigurt, ku azilkërkuesit mund të kthehen ligjërisht dhe të punojnë. Në një letër këtë javë, Ursula von der Leyen premtoi veprim dhe tha se blloku do të nxjerrë mësime nga një marrëveshje që Italia arriti me Shqipërinë për të dërguar atje emigrantët në pritje për t’iu përpunuar kërkesat për azil.

/RTSH/