RTSH 24 Live

Botë

Trump fajëson Zelenskyn, ish-presidenti: Lideri ukrainas nuk duhet të lejonte nisjen e luftës

3 orë para

Trump fajëson Zelenskyn, ish-presidenti: Lideri ukrainas nuk duhet të lejonte nisjen e luftës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se presidenti i Ukrainës nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj, pavarësisht se konflikti shpërtheu kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë vend, pasi ndihem keq për popullin ukrainas, por Zelenski nuk duhet të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”- u shpreh ish-presidenti i SHBA, në një nga deklaratat më të ashpra që ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas.

Trump e kritikuar shpesh Zelenskin gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e cilësuar si “tregtarin më të zotë në Tokë”, pasi sipas tij, ky i fundit, që kur nisi lufta në vitin 2022 ka kërkuar dhe ka marrë ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në vlerë prej miliarda dollarësh.

Ish-presidenti thotë se Zelenski refuzon arritjen e një marrëveshjeje me Moskën për t’i dhënë fund luftës, duke aluduar se Ukrainës mund t’i duhet të pranojë t’i japë territor Rusisë për të arritur paqen, një lëshim që Kievi e konsideron të papranueshëm.

Gjatë një vizite në SHBA, muajin e kaluar, presidenti i Ukrainës i prezantoi Trumpit “planin e fitores” që sipas tij i jep fund luftës ruse, por  pavarësisht kësaj Trump ka lënë të kuptohet se ai mund ta kufizojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, nëse mposht kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit. Ndërsa kjo e fundit ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë Kievin, nëse zgjidhet presidente.

/RTSH/