RTSH 24 Live

Botë

Fundoset anija në kanalin anglez, humb jetën një foshnje, shpëtohen 65 të tjerë

4 orë para

Fundoset anija në kanalin anglez, humb jetën një foshnje, shpëtohen 65 të tjerë

Autoritetet detare franceze thanë këtë të premte se një varkë e mbingarkuar me emigrantë e drejtuar për në Britani u fundos në Kanalin anglez pranë brigjeve të Francës.

Ngjarja ndodhi në qytetin Wissant, tha për Agjencinë Franceze të lajmeve autoriteti detar përgjegjës për Kanalin anglez dhe Detin e Veriut, duke shtuar se 65 persona u shpëtuan, por një "fëmijë u gjet pa ndjenja dhe fatkeqësisht u deklarua i vdekur. 

Kjo ngjarje e çon numrin e emigrantëve që humbën jetën ndërsa përpiqeshin të kalonin Kanalin anglez këtë vit në të paktën 52, një numër  rekord që nga viti 2018. Më 3 shtator humbën jetën 12 persona, mes tyre 6 fëmijë.

Në fillim të këtij muaji, një djalë dyvjeçar dhe tre të rritur humbën jetën pasi varka e mbingarkuar u fundos. Mbi 26 mijë emigrantë kanë zbarkuar në brigjet britanike që nga 1 janari i këtij viti sipas shifrave të Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

/RTSH/