RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta në Ukrainë/ NATO përforcon prezencën në Lindje, Shqipëria dërgon trupa në Bullgari

30/06/2022

Lufta në Ukrainë/ NATO përforcon prezencën në Lindje, Shqipëria dërgon trupa në Bullgari

NATO do të forcojë prezencën e saj në Lindje duke iu përgjigjur në këtë mënyrë një kërcënimi të mundshëm nga Rusia, që prej muajsh ka nisur një pushtim mbi Ukrainën. Gjithashtu Shqipëria përveç trupave që ka në Letoni në kuadër të Aleancës, do të dërgojë trupa ushtarake edhe në Bullgari. Kjo u vendos në samiti 2 ditor të NATO-s në Madrit, ku u bë publike edhe harta e përforcimit të trupave të NATO-s në Lindje.

Harta e përforcimit të prezencës së NATO-s në Lindje

Në Bullgari do të jenë gjithsej 1650 trupa të NATO-s që do të vendosen aty, në përbërje të së cilës do të jenë ushtarak shqiptarë, amerikanë dhe bullgarë.

Harta u bë publike nga zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu e cila shkruan se “Në përgjigje të pushtimit të Rusisë në Ukrainë , NATO ka përforcuar praninë e saj mbrojtëse në pjesën lindore të Aleancës me më shumë trupa, aeroplanë dhe anije”.

NATO zhvilloi për dy ditë resht punimet në Madrit, ku liderët ranë dakord për të ftuar Finlandën dhe Suedinë t’i bashkohen aleancës si dhe të mbështesin Ukrainën në mënyrë afatgjatë. Gjithashtu diskutimet u fokusuan edhe në mbrojtjen e vetë vendeve abetare të NATO-s në rast sulmi, ku kërcënimi Rus është prezent gjithnjë e më shumë.

/rtsh.al/