RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Lufta në Gazë dhe Liban tensionon lidhjet e Izraelit me Evropën

20/10/2024

Lufta në Gazë dhe Liban tensionon lidhjet e Izraelit me Evropën

Përplasja mes Izraelit dhe Francës teksa kjo e fundit refuzoi prezantimin e Izraelit në panairin e armëve në Paris po nxjerr në pah lidhjet gjithnjë e më të tendosura të Izraelit me liderët evropianë.

Nga thirrjet për ndalimin e plotë të shitjeve të armëve në Izrael dhe shqyrtimin e sanksioneve ndaj ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, deri te bisedimet midis anëtarëve të Bashkimit Evropian për rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit të Izraelit me bllokun, liderët evropianë po përpiqen të përdorin levën e tyre për t'i bërë presion kryeministrit izraelit Benjamin.

“Lidhjet e Izraelit me BE-në janë nën stres të paprecedentë në këto kohë”, tha për CNN Hugh Lovatt, një bashkëpunëtor i lartë i politikës me Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në qendrën e mendimit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë me qendër në Berlin.

Pozicioni i bllokut evropian është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ekspertët e përshkruan si mbështetje të palëkundur për Izraelin nga shtetet evropiane më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e udhëhequr nga Hamas vranë më shumë se 1200 njerëz në Izrael dhe morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Por ndërsa hakmarrja e Izraelit kundër Hamasit u shndërrua në atë që kritikët e quajnë një “luftë e përhershme”, duke vrarë më shumë se 42 mijë njerëz në Gazë, referuar Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, vendet evropiane kanë kërkuar të distancohen nga Izraeli.

/rtsh.al/