RTSH 24 Live

Aktualitet

Lufta Izrael–Gazë/ Kthehen 11 shqiptarë, Ministria: Ndihmojmë ata që duan të largohen

10/10/2023

Lufta Izrael–Gazë/ Kthehen 11 shqiptarë, Ministria: Ndihmojmë ata që duan të largohen

Lufta e saponisur mes Izraelit dhe palestinezëve të grupit Hamas që kontrollojnë zonën e Gazës e ka bërë të rrezikshme jetesën në Lindjen e Mesme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi të martën se 11 shtetas shqiptarë kanë fluturuar drejt Shqipërisë.

Evakuimi u organizua në orët e para të mëngjesit nga Mali i Zi.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon të shohë të gjitha mundësitë dhe është në kontakt edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre," informoi Ministria në rrjetet sociale.

Komuniteti shqiptar në Izrael jeton kryesisht në qendër dhe veri të vendit, por ka grupe edhe në pjesën jugore, ku grupi militant Hamas mësyu të shtunën duke hapur zjarr vdekjeprurës ndaj qindra banorëve.

Në orët e para pas sulmit, ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka deklaruar se shqiptarët u nisën për të ikur drejt aeroportit të Ben-Gurionit, i cili "vijon të jetë i hapur për udhëtimet civile".

/rtsh.al/