Lindjet vazhdojnë me rënie të ndjeshme në bashkinë Kukës. Sipas të dhënave nga gjendja civile nëse krahasojmë 9 mujorin e këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit 2023, rënia përllogaritat me të paktën 8%.
Sociologët referojnë si arsye ato ekonomike dhe sociale por edhe përpjekjet që të rinjtë bëjnë për formim personal së pari dhe më pas krijimin e familjes.
Sipas të dhënave nga gjendja civile në Kukës në këto 9 muaj janë regjistruar 360 lindje ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë 380 lindje.
/RTSH/