RTSH 24 Live

Sociale

Lind në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

08/07/2024

Lind në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” foshnja me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit

Ka ardhur në jetë foshnja me peshën më të madhe të lindur në 10 vitet e fundit. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se në Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur foshnja me peshë 6150 gr në mënyrë natyrale.

“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”.

Mirënjohje nga zemra për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, njofton ministrja.

/rtsh.al/