Studentët e mjekësisë kanë dorëzuar këtë të enjte në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për anulimin e ligjit që i detyron ata të punojnë për 5 vite në Shqipëri.
Avokati i çështjes Semir Sali ka listuar të drejtat që shkel ky ligj.
“Kemi shkelje të së drejtës për arsim dhe punë. Kemi të bëjmë me një shkelje të drejtës për barazi para ligjit dhe ndalimit kundër diskriminimit”, u shpreh avokati.
Studentët prej 3 javësh po bojkotojnë procesin mësimor, ata shprehen të vendosur se do të vijojnë të protestojnë derisa çështja e tyre të marrë zgjidhje.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/