RTSH 24 Live

Aktualitet

KPK bën bilancin e vetingut : Kemi dhënë 805 vendime dhe shkarkuar 268 punonjës të drejtësisë

3 orë para

KPK bën bilancin e vetingut : Kemi dhënë 805 vendime dhe shkarkuar 268 punonjës të drejtësisë

Pas afro 6 vite pune intensive Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar vendimet e marra që nga nisja e procesit të vetingut në sistemin e drejtësisë më 8 shkurt të vitit 2018 deri më 21 nëntor 2024.

KPK deklaron se janë marrë gjithsej 805 vendime, bazuar në tre kriteret rivlerësimit, kriteri profesional, pasurinë dhe pastërtinë e figurës si shtyllat e këtij procesi. 

Ai ka konfirmuar në detyrë 373 punonjës, ose 165 gjyqtarë, 167 prokurorë, 2 ish- inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 37 ndihmës dhe këshilltarë ligjorë.

KPK ka marrë 268 vendime për shkarkimin nga detyra të 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 116 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë.

Gjatë këtyre 6 viteve me monitorimin e ndërkombëtarëve, janë marrë 105 vendime për ndërprerje të procesit për 61 gjyqtarë, 27 prokurorë, 1 ish-prokuror; 1 ish-gjyqtar, 1 ish- inspektor në KLD dhe 14 ndihmës ligjorë si dhe 49 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar të 26 gjyqtarë, 17 prokurorë; 1 ish- kryeinspektor në KLD-së; 2 ish-inspektorë në KLD dhe 3 ndihmës ligjorë; 8 vendime për pushimin e procesit të 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë si dhe 2 vendime për pezullimin nga detyra për 2 prokurorë.

Me përfundimin e rivlerësimit në KPK, Vetingu do të vazhdojë në shkallën e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) anëtarët e të cilës kanë një mandat 9-vjeçar deri në fund të vitit 2026. 

/ rtsh.al /