RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë, në hetim pallati me katër kate pa leje

22/02/2024

Lezhë, në hetim pallati me katër kate pa leje

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtorin e pezulluar të Agjensisë së Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe përgjegjësin e legalizimeve Artur Shabaku. 

Dy zyrtarët u vunë nën akuzën "Shpërdorim Detyre", në lidhje me legalizimin e një pallati 10 katësh në zonen e Kunes në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. 

Sipas prokurorisë  shkelja konstaton te katërt katet e fundit të pallatit të cilët rezultojnë se janë ndërtuar pa leje, dhe pavarësisht kësaj kadastra Lezhë ka aprovuar legalizimin në kundërshtim me ligjin. 

Hetimi për çështjen nisi pas një denoncimi të bërë nga banorët e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre. 

Gjatë shqyrtimit të këtij çështje, prokuroria administroi të gjithë dokumentacionin dhe nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte problematika. 
Po ashtu nën hetim për vepren penale "Ndërtim i Paligjshem" është vënë edhe administratori i kompanisë që ka ndërtuar pallatin, ndërkohë që hetimet po ndiqen nga prokuroria Iva Harka.  

Ndërkohë pas pezullimit të Drejtorit të Kadastres Gentjan Malotaj, në këtë post është komanduar Altin Gjergji dhe puna në këtë institucion vijon normalisht.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /