Nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” sollën mesazhe të forta kundër armëve përmes muzikës, dramës, monologut dhe performancave artistike.
Përfaqësuesit e institucioneve vendore, thanë se është e nevojshme bashkëpunimi dhe sensibilizimi i të gjithëve ndaj fenomeneve, si mënyra me e mirë për të mbrojtur të ardhmen.
“Këtë nivel sensibilizimi, që të kuptoni thelbin e armëve dhe të mos i përdorni ato fillimisht të mësoni për vete dhe më pas ta shpërndani edhe tek miqtë”, u shpreh Elson Frroku, kryetar i bashkisë Lezhe.
“Shpresoj që ky aktivit të shërbej si një aksion kolektiv i të gjithëve ne duke filluar që nga familja, shoqëria dhe të gjitha institucionet”, u shpreh Taulant Gjoka, zv.drejtori i policisë Lezhë.
Nxënësit të cilët u bënë pjesë e përfomancave të ndryshme, dëshirojnë që bashkëmoshatarët e tyre të sensibilizohen dhe të kuptojnë që gjeja më e rëndësishme për ta është shkollimi.
Ky aktivitet ndërgjegjësues pati vëmendje të madhe, pasi erdhi pak ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shkollën "Fan Noli" në Tiranë ku nga përdorimi i armës humbi jetën një nxënës.
/RTSH/