RTSH 24 Live

Kulturë

Letërsia satirike-humoristike, mbahet në Pogradec Konkursi i Parë Mbarëkombëtar “Niko Nikolla”

19/09/2021

Letërsia satirike-humoristike, mbahet në Pogradec Konkursi i Parë Mbarëkombëtar “Niko Nikolla”

Në Pogradec, qytetin e njohur për aktivitete kushtuar gjinisë së humorit, për herë të parë organizohet dhe Konkursi Mbarëkombëtar i letërsisë Satirike- Humoristike. Aktiviteti i organizuar nga “Albania Exelence”, mbështetur edhe nga bashkia Pogradec, u çel mbrëmjen e së shtunës, me ekspozitën “Bestytnitë” të karikaturistëve nga Kosova.
Për herë të parë në Shqipëri, me 30 punime, vjen dhe karikaturistja e vetme femër në Kosovë. Për Luljeta Gorancin, kariktaura është “ajka e artit”. Ndaj dhe ka 50 vjet që e ushtron, duke shprehur ndjeshmëri  përcjellë mesazhe në lidhje me realitetin e çdo kohe.
Kësaj ekspozite  bashkangjitet Luljeta Goranci, e vetmja femër karikaturiste.
Ky aktivitet do të pasohet nga një tryezë e rrumbullakët ku do të diskutohet tema “Humori, një çështje e shtruar për zgjidhje” si dhe një ekspozitë me 100 tituj, libra në gjininë e humorit, 100 tituj. E gjitha do të mbyllet me një mbrëmje Gala, ku do të shpallen dhe fituesit e Konkursit të Parë Mbarëkombëtar të letërsisë satirike-humoristike. Në Pogradec për këtë konkurs kanë mbërritur 25 shkrimtarë.