RTSH 24 Live

Euro 2024

Lamine Yamal theu rekordin e Peles: Për ditëlindjen e 17-të, dua Kupën e Europës

09/07/2024

Lamine Yamal theu rekordin e Peles: Për ditëlindjen e 17-të, dua Kupën e Europës

16-vjeçari i Spanjës, Lamine Yamal i cili u zgjodh lojtari i ndeshjes pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Spanjës theu rekordin e Peles dhe tani dëshiron një dhuratë shumë të lakmuar për ditëlindje; trofeun e Kampionatit Europian.

Një dhuratë për ditëlindjen time të 17-të? Unë dua të sjell në shtëpi trofeun”, tha Yamal.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes pas shënimit të golit ndaj Francës theu rekordin e Peles si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale të një prej turneve kryesore të kombëtares, ishte mbrëmja e Lamine Yamal.

Goli? Më e rëndësishmja është finalja dhe tani synojmë titullin. Ishte një ndeshje e vështirë, në atë moment u përpoqa të shënoja gola dhe në fund shkoi mirë.  Dhurata e ditëlindjes? Po, të marr trofeun në shtëpi”, u shpreh Yamal për mediat pas ndeshjes.

Yamal do të mbushë 17 vjeç një ditë para finales që do të mbahet në Berlin, midis Spanjës dhe një prej fituesve të ndeshjes Angli vs Holandë.

16-vjeçari i bëri vetes një dhuratë të parë, duke e çuar ekipin në finale dhe duke qenë në gjendje të festonte në Gjermani, duket qartë se cila do të ishte e dyta: “A jam ende gjashtëmbëdhjetë vjeç? Po, e kuptoj, shkoi mirë, por mendoj vetëm për dhurata për të 17-ën, dhe dhurata më e madhe është ta sjellësh  trofeun në shtëpi”.

/rtsh.al/