RTSH 24 Live

Kosovë

Lajçak takon emisarin gjerman: I sqarova gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

30/11/2023

Lajçak takon emisarin gjerman: I sqarova gjendjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

I Dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Lajçaku ka bërë të ditur se me Sarrazinin kanë diskutuar për gjendjen në rajon dhe për procesin e dialogut.

Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, shkroi ai.

/rtsh.al/