RTSH 24 Live

Aktualitet

Laert Haxhiu futet në burgun e Koridallos, Gjykata greke ka në dorë ekstradimin e tij

26/05/2023

Laert Haxhiu futet në burgun e Koridallos, Gjykata greke ka në dorë ekstradimin e tij

Laert Haxhiu do të qëndrojë në burgun e Koridallos, Grequ derisa procesi gjyqësor pro apo kundër ekstradimit të tij të përfundojë.

31 vjeçari u arrestua pas një ndekjeje policeske të makinës ku Haxhiu si pasagjer udhëtonte me kushëririn e tij pasi nuk pranuan t’i ndalonin policisë.

Autoritetet shqiptare kërkojnë ekstradimin e tij pasi u dënua me 18 vite burg për masakrën në Lushnje të 11 tetorit 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti.

Haxhiu u arrestua  më 23 maj 23 në kuadër të operacionit “Eksponenti”. Ai po qëndronte në Janinë me leje greke të falsifikuar në emër të një gjeorgjiani.

Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradim të Laert Haxhiut do të shqyrtohet edhe nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë në Greqi, shkruajnë mediat greke. 

Ndërkohë u lirua Juxhin Bajrami, kushëriri i Marius Diamantit nga Delvina, i cili u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë. Në atë kohë, 35-vjeçari vetë mbeti i plagosur.

/rtsh.al/