RTSH 24 Live

Aktualitet

Kushi: Abetarja e Unifikuar dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit që s'dëgjojnë, dy krenari! Sfidë, rimbursimi i biletës së transportit

12/01/2023

Kushi: Abetarja e Unifikuar dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit që s'dëgjojnë, dy krenari! Sfidë, rimbursimi i biletës së transportit

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një komunikim për media ka renditur disa nga arritjet gjatë vitit 2022. Abetarja e parë e Unifikuar dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë, janë dy prej arritjeve më të mëdha për Ministren Kushi.

“Jam krenare që arritëm për herë të parë që të hapim shkollën e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë. Këta nxnës, nuk do jenë të detyruar të rrinë në shtëpi pas klasës së 9-të, por do marrin një profesion. Abetarja e përbashkët unike, krenari e jona. Punë e bërë me dashuri.  Kemi për vogëlushët e klasave të para një tekst të ri, unik, që do thotë shkolla të ndryshme do kenë tekst të unifikuar I përshtatur me kurrikulën e re, me përmbajtje digjitale. Kjo abetare vitin e ardhshëm të jetë në të gjitha trevat shqipfolëse. Që nga viti i ardhshëm do e kenë tekst unik në Maqedoninë e Veriut, po komunikojmë ehde me Malin e Zi. Sa I përket digjitalizimit, në 100 shkolla po pilotohet kurrikula e re e TIK-ut që në klasë të parë. Kemi 100 laboratorë inteligjentë”, tha Kushi.

Sakaq, Ministrja theksoi së gjatë vitit që sapo lamë pas, janë hapur programe të reja studimi për mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe, ndërsa shtoi se ende nuk plotësohen 100% të gjitha nevojat.

Në bashkëpunim me univesristtete janë hapur programe të reja studimi për mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe. Nuk i plotësojmë 100% nevojat, por ritmet janë të shpejta. Dhe në periudhë të shpejtë këta mësues do jenë të licensuar me arsim special. 1 mësues ndihmës shërben për 2 nxënës me aftësi ndryshe”, theksoi Kushi.

Rimbursimi i biletës së transportit është një nga sfidat e Ministres së Arsimit. Në këtë drejtim, Kushi u shpreh se ka ende shumë punë. 

Rimbursimi i biletës së transportit. Kjo është një nga sfidat tona edhe pse kemi hapa pozitivë. Ka ende shumë punë sepse jo në të gjitha zonat, e kam fjalën për zonat periferike, mbul,ohet shërbimi I transportit, q ëtë ketë një mjet që ofron këtë lloj shërbimi dhe jemi të detyruar të rimbursojmë familjet, tu japim paratë dhe ata gjejnë zgjidhje, këtu janë të përfshirë dhe mësuesit. Ne mbulojmë transport për mbi 40 mijë nxnëse. Duke qenë se nuk gjenim operatotrë për këtë shërbim, ne e rritëm rimbursimin e biletës së transportit për nxënësit. Çmimi ishte jo i leverdisshëm për operatorët dhe rritja e çmimit të biletës që ne mbulojmë i nxit më shumë dhe shpresojmë që vendimi që kemi marrë të ketë impakt. Ky proces lidhet ngushtë dhe me klasat kolektive. Këta të fundit të transferohen drejt shkollave normale, mësuesve të profilit., por nëse nuk ka mundësi transporti janë të detyruar të vazhdojnë në shkolla me cilësinë jo më të mirë të mundshme. Shpeshhereë kemi dhe refuzim nga familjet që duan ti kenë fëmijët afër. Ndërkohë ne duam që këta nxënës të shkojnë drejt shkollave që ofrojnë të gjitha standartet”, tha Ministrja.

/rtsh.al/