RTSH 24 Live

Botë

Kush do të zëvendësojë kryeministrin në largim të Kanadasë?

22 orë para

Kush do të zëvendësojë kryeministrin në largim të Kanadasë?

Dorëheqja e Justin Trudeau pas një dekade në pushtet, ka nxitur zërat se kush mund të jetë kreu i ardhshëm i Partisë Liberale dhe qeverisë në Kanada. Trudeu u largua pas kritikave të shumta ndaj politikave të tij ekonomike, ndërsa zërat më kritikë i erdhën nga besnikët dhe aleatët e tij.

Në dhjetor, zëvendëskryeministrja e atëhershme Chrystia Freeland kishte qortuar ashpër qeverinë, ndërsa u shpreh ajo dhe Trudeau "e kishin gjetur veten në mosmarrëveshje për rrugën më të mirë përpara", teksa dha dorëhqejen. Vetëm disa javë më vonë, Trudeau do të shpallte dorëheqjen e tij, ndërsa Freeland po lakmohet se mund të jetë kryeministrja e ardhshme.

Anëtarët e Partisë Liberale në pushtet të Trudeau po përgatiten të garojnë për vendin e parë dhe 56-vjeçarja Freeland tashmë shihet gjerësisht si një nga pretendentet kryesorë të mundshëm për drejtimin e partisë. Politikanët opozitarë kanadezë gjithashtu duket se e shohin Freeland-in si një pasardhës të mundshëm.

Midis kanadezëve, Freeland shihet si një politikane e aftë dhe një kandidate për të drejtuar vendin në të ardhmen.

/rtsh.al/