RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti: Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc të Serbisë nuk kanë spitale

13/09/2023

Kurti: Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc të Serbisë nuk kanë spitale

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar qytetet me shqiptarët që jetojnë në Preshevë dhe Bujanovc të Serbisë nuk kanë spitale.

Përmes një publikimi në rrjetin social X, Kurti shkruan se popullsia në këto qytete e cila është 70 për qind etnikisht shqiptar nuk kanë shërbimin mjekësor, dhe për këtë arsye sipas tij, ata detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja.

Sipas Kurtit, në këtë qytet janë 700 punonjës në shërbimin spitalor por asnjë prej tyre nuk është shqiptar.

As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (~70%), nuk kanë spital.

Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, shkruan Kurti.

/rtsh.al/