Dollari amerikan edhe këtë javë ka vijuar të rritet. Sot ai është blerë me 114.7 lekë dhe është shitur me 116 lekë. Monedha evropiane vijon të dobësohet duke u blerë me 116.7 lekë dhe të shitet me 117.3 lekë, duke qëndruar në të njëjtat nivele me ditën e djeshme.
Edhe paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet me 136.6 lekë dhe shitet me 138 lekë.
Franga zvicerane ka vijuar forcimin e vlerës pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 117.2 lekë dhe është shitur me 118.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor. /rtsh.al/