RTSH 24 Live

Kulturë

Kundër portaleve për Oriola Marashin, Jakaj: Vajza ime imazh në SHBA, mos të publikojnë vetëm u vesh, u zhvesh

23/03/2024

Kundër portaleve për Oriola Marashin, Jakaj: Vajza ime imazh në SHBA, mos të publikojnë vetëm u vesh, u zhvesh

Xhoi Jakaj, pedagogia, aktivistja, shkrimtarja, ishte e ftuara e radhës në emisionin N’kinema të Ermal Qorrit në RTSH Film.

Teksa shijoi filmin dhe diskutimet mi fëmijërinë, punë dhe karrierën së bashku me moderatorin, Xhoi Jakaj u ndal edhe te jeta e saj familjare, duke folur për suksesin e dy vajzave të saj, Oriola dhe Xhulia Marashi.

“Raporti im me prindërit e mi ka qenë special pasi kam qenë fëmija i madh dhe më kanë imponuar vetëbesim dhe të njëjtën gjë edhe me vajzat e mia. Vajza ime u bë këngëtare lirike se që në vegjëli  e çoja në opera. Prindërit i ndihmojnë shumë fëmijët për t’u orientuar në jetë”, tha Jakaj.

Pedagogia pati edhe një kërkesë për portalet që të mos fokusohen vetëm në pamjen fizike të modeles Oriola Marashi, por te puna e saj, e cila është kthyer në imazhin ndërkombëtar të një kompanie amerikane prej 3 vitesh.  

“Oriola është personazh publik e flitet më shumë. Bukuria e mendjes është me fortë se ajo fizike, kur ndërthuren të dyja nuk ka gjë më të mirë. Oriola është imazh i një kompanie amerikane prej 5 vitesh dhe ka ecur shumë mirë. Posteri i saj është në të gjithë botën. Me vjen për të qeshur me portalet shqiptare se nuk marrin një poster në mes të Nju Jorkut për ta vënë në titull, por bëjnë “tha Oriola, veshi Oriola”. Personazheve që kanë çfarë thonë duhet t’i bësh reklamën e punës se sa reklamës e pamjes apo të qenit shumë e klikuar apo e përfolur për pamjen e jashtësme. Puna të bënë të jesh shumë më i suksesshëm dhe Oriola suksesin e ka te puna edhe pse pamjen ia ka dhënë nëna natyrë.

Oriola ka studiuar për muzikë klasike dhe do të dali me një album muzikor së shpejti gjatë kësaj pranvere. Jam krenare për sukseset e saj por ndihem mirë se ajo ndihmon shumë njerëz”, tha Jakaj.

Në fund ajo kishte një mesazh, “prindërit duhet t’i japin fëmijës kulturë, artë dhe vetëbesim që në fillim, pasi kur rritet në këtë mënyrë ia del të gjithë sfidave të jetës”.

/rtsh.al/