RTSH 24 Live

Sociale

Kultivimi i shegës në Gjirokastër, Beqir Gjika ka mbjellë mbi 1 hektar tokë me shegë

12/10/2024

Kultivimi i shegës në Gjirokastër, Beqir Gjika ka mbjellë mbi 1 hektar tokë me shegë

12 –të vite më parë kur një pjesë e madhe e fermerëve të qarkut Gjirokastër synonin të mbillnin kryesisht arrore si arrë, lajthi dhe bajame, Beqir Gjika vendosi që të kultivonte shegë. Fidanin e shegës importoj nga jashtë, kjo kulturë ishte një eksperiment asokohe.

Sot ai është dëshmi e një historie suksesi pasi ka mbi 1 hektarë tokë të kultivuar me shegë.

Shega në Shqipëri është në tre variante shegë e ëmbël, majhoshe dhe shegë e egër. Gjika është kultivues i dy variacioneve.

Gjatë bisedës me të Beqir Gjika na tregon se si i lindi ideja për të mbjellë shegë në tokat e fshatin Subash.

Si çdo pemë tjetër edhe shega do kujdesin e saj. Bashkëpunimi me agronom e ka ndihmuar fermerin që të arrij të marrë prodhim cilësor.

Shega hy në prodhim që në vitin e dyte dhe të tret nga mbjellja e fidanit. Vit pas viti arrin të shtoj prodhimin. Këtë vit Beqir Gjiken e konsideron vit suksesi për prodhim, por e kundërta për  sigurimin e tregut .

Në disa vite ka arritur të jetë përfitues i subvencioneve por sërish nevoja është më e madhe shton më tej Gjika.

Muaji tetor konsiston muaji i vjeljes së frytit fermeri pohon se has vështirësi në sigurimin e fuqisë punëtore sezonale.

Kultivimi i shegës përveç dobive shëndetësore ka edhe mjaft  dobi për tokën sidomos ku ka rrëshqitje për këtë fakt fermeri ua sugjeron edhe të tjerëve që ta kultivojnë këtë kulturë.

Shega është një ndër frutat  e rralla me veti të mëdha për shëndetin e njeriut e konsideruar në mjëkësi si fryt çudibërës. Në qarkun e Gjirokastrës Beqir Gjika është fermeri i cili ka kultivuar sipërfaqe të konsiderueshme toke me këtë kulturë.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/