RTSH 24 Live

Sociale

Kultivimi i shalqirit në Has, viti i parë i prodhimit rezulton i suksesshëm

26/07/2024

Kultivimi i shalqirit në Has, viti i parë i prodhimit rezulton i suksesshëm

Bashkim Begu nga Hasi këtë vit vendosi t’i rikthehej prodhimit të perimeve por dhe pjeprit e  shalqirit ku ka mbjellë një sipërfaqe prej 4 dynym  duke shfrytëzuar një tokë që dikur ishte djerrë.

Pjeprin, shalqirin si dhe disa perime të stinës në një sipërfaqe prej 4 dynym Bashkim Begu nga Hasi ka vendosur t’i kultivoj ne këtë sezon.

“Ka rreth dy muaj që është mbjellë bostani. Prodhimi është i mirë por temperaturat e larta e kanë dëmtuar pak.”, tha Bashkim Begu.

Është viti i parë i prodhimit, kjo për shkak të shfrytëzimit të tokës që nga djerrë vendosi ta kthej në një kopsht të mbushur me perime.

“Toka ka qenë e gjitha me ferra, e pa punuar  dhe më pas mendova ta punoj”, u shpreh Begu.

Për shkak të cilësisë,  Bashkimi thotë se ka pasur kërkesë të vazhdueshme nga konsumatorët.

“Kemi shumë kërkesa sepse këto nuk kanë asnjë lloj helmi”, shprehet fermeri.

Vit pas viti në këto zona banorët kanë vendosur t’i rikthehen prodhimit vendas. Zona e Hasit gjithnjë është njohur për kultivimin e perimeve.

Bashkimi po e shet shalqirin në 50 lekë për kg thuajse dy herë më shumë se në treg por konsumatorët sërish kanë zgjedhur cilësinë krahas çmimit.

/RTSH/