RTSH 24 Live

Letërsi

Kujtohet Drita Agolli, në 95 vjetorin e saj ribotohet libri autobiografik “I paemri”

02/06/2022

Kujtohet Drita Agolli, në 95 vjetorin e saj ribotohet libri autobiografik “I paemri”

Në siparin e aktiviteteve të ndryshme këtë të enjte Universiteti i Arteve përkujtoi një artiste shumë dimensionale Drita Agolli.

Të afërm, miq, studentë dhe kolegë u mblodhën për të kujtuar dhe vlerësuar aktoren në 95 vjetorin e saj. Gjithashtu në këtë ditë u publikua edhe ribotimi i librit me titull “I paemri“, i cili mbart kujtimet e artistes.

E pranishme ministra e Kulturës Elva Margariti u shpreh se është mbledhur një fond i cili do të kthehet në një nisëm të parë.

Drita Agolli ka një fushë të gjerë në rolin e aktores edhe regjisores.

Si aktore përmendim rolet e Marielit "Zëri i Amerikës", Bianka "Otello", Klea "Dhelpra dhe rrushtë", Drita "Mbi gërmadhat", e shumë të tjera.

Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit filmat  "Shtrëngata", "Llampa e neonit", "Tokë e zjarrtë", Lumi i vdekur", "Pabesia",e tj.

Drita Agolli vlerësohet edhe për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. 

/rtsh/