RTSH 24 Live

Letërsi

“Kritika e mendjes politike”, libri i ambasadorit kroat në Shqipëri në gjuhën shqipe

16/04/2024

“Kritika e mendjes politike”, libri i ambasadorit kroat në Shqipëri në gjuhën shqipe

“Kritika e mendjes politike” është libri i ambasadorit kroat në Shqipëri Zlatko Kramaric i cili vjen për lexuesin në gjuhën shqipe.

Autori në këtë libër bën një analizë të  ngjarjeve politike dhe kulturore në Kroaci, dhe pjesërisht në rajon, me qëllimin për të paralajmëruar për disa procese shoqërore, për të reaguar në kohën e duhur..., sepse disa nga këto procese politike prodhojnë efekt edhe në vende të tjera, nuk qëndrojnë brenda kufijve të një vendi, dalin jashtë atyre kornizave.

Jugosllavia dhe Shqipëria, kjo temë është veçanërisht interesante në kontekstin e shfaqjes së nostalgjisë për kohët e kaluara, të cilës i referohemi shkurtimisht edhe në këtë libër - në libër mund të gjejmë reflektimet tona se si rebelimi studentor, të gjitha ato lëvizje shoqërore nga fundi i viteve 60 të shekullit të kaluar si  na duken nga këndvështrimi i sotëm apo si kanë fjetur politikanët jugosllavë gjatë rënies së Murit të Berlinit.. ju mund të më pyesni - ku është problemi; politikanët tanë fjetën në një ngjarje të madhe historike, ëndrra është ëndërr, por për shkak të gjumit të tyre të thellë, tranzicioni ynë ishte më i dhimbshëm seç duhej të ishte”, tha ambasadori kroat.

Ky libër pasqyron më së më miri karakterin thellësisht perëndimor të Ballkanit në veçanti të vendeve si Kroacia, Shqipëria, Kosova dhe Sllovenia.

RTSH