RTSH 24 Live

Letërsi

Komunikimi në letërsi, takime dhe diskutime me shkrimtarë dhe përkthyes në javën e librit

24/04/2024

Komunikimi në letërsi, takime dhe diskutime me shkrimtarë dhe përkthyes në javën e librit

Të shumta ishin aktivitetet, takimet dhe diskutimet e ndryshme me shkrimtar, botues, përkthyes dhe lexues në ditën botërore të librit.

Një prej tyre ishte edhe takimi mes disa shkrimtarëve dhe përkthyesve shumë të njohur shqiptar si Diana Çuli, Virgjil Muçi dhe botuesja Irena Toçi dhe përkthyesja italiane Anna Lattanzi të cilët diskutuan rreth temës komunizmi në letërsi, mënyra sesi shkruhet, botohet apo të gjitha shqetësimet të cilat shqetësojnë në ditët e sotme këta të fundit.

Me rëndësi ishte edhe diskutimi rreth të drejtave të autorit.

Përkthyesja Diana Çuli rrëfen historinë e librit “Ëngjëjt” e armatosur për të cilin thotë se ka qenë një sprovë për të përkthimi në gjuhën italiane për shkak të vetë historisë që trajton libri.

Në aktivitet morën pjesë shkrimtarë dhe lexues të ndryshëm, ndërsa aktiviteti u zhvillua në kuadër të ditës botërore të librit.

/rtsh/