RTSH 24 Live

Letërsi

Panairi i 3-të i librit akademik, synimi të bëhen të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike

23/04/2024

Panairi i 3-të i librit akademik, synimi të bëhen të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike

Ka nisur panairi i 3- të i librit akademik dhe shkencor i cili këtë vit zhvillohet në Tiranë nga data 23 prill deri në datën 25 prill.

Ky panair vjen si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e shkencave të Kosovës.

Panairi synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike.

Ky panair do të shërbeje si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të rëndësishme të kërkimit shkencor dhe të drejtës së autorit. 

/rtsh.al/