RTSH 24 Live

Letërsi

Shtëpitë e huaja botuese aplikojnë për Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe

02/05/2024

Shtëpitë e huaja botuese aplikojnë për Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe

12 shtëpi botuese të huaja kanë aplikuar në Fondin e Përkthimit të Letërsisë shqipe në gjuhë të tjera.

Çdo vit Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet përkthimin e 6 veprave shqipe në gjuhë të huaj.

Në këtë edicion të fondit, kanë aplikuar shtëpi botuese edhe nga vende përtej Europës, si p.sh shtëpia botuese egjiptiane “Al Arabi Publishing and Distributing”, e cila ka botuar në arabisht romanin “Valsi i lumturisë” të shkrimtarit Ylljet Aliçka.

Një tjetër libër i tij, “Histori njerëzish të zakonshëm”, është botuar në italisht nga “Lit Edizioni”.

Libri i shkrimtarit Ismail Kadare, “Vajza e Agamemnonit”, përkthyer nga Vasilij Tyhin, është botuar në gjuhën ruse nga Ivan Limbakh Publications, ndërsa “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është botuar nga shtëpia botuese “Bora Babic”, me përkthimin e të mirënjohurit Esad Mekuli.

Të tjerë emra të njohur të letrave shqipe që janë botuar në gjuhë të huaja janë: Arian Leka, Ledia Dushi, Namik Dokle, Shemsi Mehmeti, Maklena Nika, Olimbi Velaj, Manjola Nasi e Artur Spanjolli.

/ rtsh.al /