RTSH 24 Live

Aktualitet

Ksamili, oaz qetësie në çdo stinë, pushuesit me rulota më të zakonshmit në dimër

18/02/2025

Ksamili, oaz qetësie në çdo stinë, pushuesit me rulota më të zakonshmit në dimër

Ksamili renditet si një nga destinacionet më të kërkuara në Shqipëri, veçanërisht gjatë sezonit të verës, kur plazhet e tij të bukura mbushen me turistë nga të katër anët e botës.

Megjithatë, edhe në dimër, Ksamili vazhdon të mbetet një atraksion turistik i njohur.

Janë kryesisht turistët me rulota, ata të cilët zgjedhin këtë destinacion për të kaluar pushimet.

Kam ardhur nga Gjermania për të kaluar pushimet e dimrit në Ksamil. Do qëndroj këtu rreth katër ditë. Do të shkoj edhe në vlorë dhe në Himarë. Zgjedh të vij në dimër pasi nuk ka shumë lëvizje dhe nuk qarkullojë shumë makina. Plus që tani është shumë bukur këtu”, shprehet turisti.

Ndryshe nga sezoni veror, kur janë të shumtë turistët e huaj, dimri tërheq një tjetër kategori vizitorësh, kryesisht ata që kërkojnë një atmosferë  më të qetë. Këta turistë janë kryesisht shqiptarë dhe ata që preferojnë aktivitete të natyrës dhe qetësinë.

Gazetare: Boralda Gjyli

/rtsh.al/