RTSH 24 Live

Aktualitet

“Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përballet me avokatët e ish-bashkëpunëtorëve në krim

20/02/2025

“Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani përballet me avokatët e ish-bashkëpunëtorëve në krim

Në seancën e fundit të procesit “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve të avokatëve mbi disa ngjarje kriminale. Ai pranoi përfshirjen në shumë grabitje, por veçoi një ngjarje në Elbasan rreth vitit 2011, kur një argjendar u sulmua në një parking.

Unë nuk kam vjedhur këto, i kam mësuar nga Talo Çela dhe Gentian Sharra. Unë nuk e kisha parë më parë viktimën, por Gentian Sharra e kishte planifikuar. Grabitja u krye në orën 7-8 të mëngjesit, i morëm viktimës dy çanta blu të errëta ose të zeza, nuk e mbaj mend saktë. Në çanta kishte bizhuteri të ndryshme dhe mbi 30 orë, ndërsa floriri ishte 8 kile e 300 gram”, ka deklaruar ai.

Dumani ka treguar po ashtu se grabiti një banesë në Shijak, që sipas tij ishte e dhëndrit të Agron Dukës, deputetit të opozitës.

Grabitje banesash kemi bërë në Shijak dhe në Vilbashtovë. Shtëpia ishte e dhëndrit të Agron Dukës, sipas Dorian Shkozës, dhe kishte mbi 500 mijë euro aty. Grabitja është kryer me makinën time, tip ML. I kam hequr targat dhe disa pjesë për të mos u dukur që ishte e imja”, ka thënë Dumani në gjyq.

Po ashtu ai ka treguar edhe për një ngjarje të ndodhur në Elbasan në 2012.

Kemi kryer grabitjen e një kambisti, e organizuar nga Gentian Sharra. Viktima kundërshtoi, nuk e kishim bërë plan për ta qëlluar, por i kam gjuajtur me armë një herë ose dy herë. Pas grabitjes, kemi hipur në “Opelin” e bardhë dhe kemi vazhduar mes qytetit. Te një kapanon kemi parë volumin e lekëve dhe kam lënë armën”, ka thënë i penduari i drejtësisë.

Ndërsa në seancë nuk kanë munguar përplasjet ku gjatë kohës që gjykatat ka dhënë 10 minuta pushim një avokat.