RTSH 24 Live

Politikë

Kryetarja e Prezencës së OSBE-së, Pasztory: Lavdërojmë aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin

17/04/2024

Kryetarja e Prezencës së OSBE-së, Pasztory: Lavdërojmë aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin

Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory, falënderoi të mërkurën, kryetaren e Delegacionit të Përhershëm Parlamentar të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATOS-s, Mimi Kodheli, për mundësinë për të folur në takimin e Komisionit për Demokraci dhe Siguri të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me veprimtaritë e Prezencës së OSBE-së kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Pasztory u shpreh se kjo ishte një mundësi për të lavdëruar gatishmërinë dhe aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin fokusuar te kontratat publike dhe ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, kushdo qofshin.

“Një mundësi për të lavdëruar gatishmërinë dhe aftësinë e SPAK-ut për të hetuar korrupsionin fokusuar te kontratat publike dhe ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, kushdo qofshin. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj. OSBE-ja është këtu për të ndihmuar institucionet gjyqësore e ligjzbatuese”, thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE-së

/rtsh.al/