RTSH 24 Live

Politikë

8 orë në SPAK, Veliaj: Patëm një ezaurim total të çështjes së incineratorëve

30/04/2024

8 orë në SPAK, Veliaj: Patëm një ezaurim total të çështjes së incineratorëve

Pas 8 orësh marrje në pyetje në SPAK, Kreu i Bashkisë së Tiranës ka ndarë pak detaje në lidhje me atë se çfarë është pyetur nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me incineratorin e Tiranës.

Veliaj tha shkurtimisht për mediat se pati një ezaurim të çështjes së incineratorëve, por theksoi se i është kërkuar nga hetuesit të mos bëjë me dije detaje, për arsye të sekretit hetimor.

“E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është t’i forcojmë institucionet të bashkëpunojmë. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim, patëm një ezuarim total të çështjes së incineratorëve. Hetuesit më kanë kërkuar që për çështje të sekretit hetimor, të mos i ndaj me gazetarët, do të jetë pjesë e zbardhjes së dëshmisë time, po ndjehem mirë që sot ndjehem më i lehtësuar që pata mundësinë të them edhe unë fjalën time”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00, një orë para orarit të caktuar nga prokurorët. Kjo është hera e parë që Veliaj paraqitet në SPAK, teksa prej kohësh sulmuar nga opozita lidhur me çështjen e incineratorit të Tiranës.

Në gusht të vitit të kaluar, Gjykata e Posaccme, me kërkesë të SPAK, firmosi vendosjen nën sekuestro preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

/rtsh.al/